Ulje historike e çmimit të naftës në Amerikë
Nafta në Shtetet e Bashkuara ra thuajse në zero dollarë për fuçi në indeksin e Nju Jorkut apo nën 9 dollarë për fuqi në atë të Teksasit. Problemi kryesor është mbingopja e tregut dhe kërkesa e ulët për arin e zi. Edhe reduktimit i prodhimit në fillim të muajit nga OPEC-u dhe aleatët e tij nuk po jep rezultat.
Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara arriti nivelin më të ulët, për shkak të reduktimit të kërkesës dhe tejmbushjes së rezervave. Një fuçi naftë në bursën e Texasit, treguesi kryesor i çmimit për ShBA-në ra nën 9 dollarë, një rënie prej gati 50 për qind. Ndërsa në Indeksin NYMEX të Nju Jorkut një fuçi naftë ra thuajse në zero dollarë e maksimumi të hënën u shit për 1.43 dollarë.Nafta Brent - standardi i përdorur nga Euvropa dhe pjesa tjetër e botës, ra po ashtu me 2.6%, duke arritur një çmim prej 27.35 dollarë për fuçi.Tregu i natës është vendosur nën presion të fortë gjatë pandemisë së koronavirusit, sidomos për shkak të rënies së kërkesës. Magazinuesit e karburantit janë në vështirësi nga tepria e madhe e naftës gjë që e dobësoi më shumë çmimin. Industria është duke u ndeshur gjithashtu me kërkesën e ngadaltë dhe luftën midis prodhuesve për uljen e prodhimit. Në fillim të këtij muaji, anëtarët e Opec-ut dhe aleatët e saj ranë dakord për një marrëveshje për të zvogëluar prodhimin global me rreth 10%. Por disa analistë thanë se reduktimet nuk është aq i madh sa të japë ndryshime në tregje. Si në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, prodhuesit kanë reduktuar prodhimin ditor, por kjo masë është fare e papërfillshme pasi nëpër botë ka më shumë naftë në qarkullim sesa ka nevojë për përdorim.Presioni i presidentit Donald Trump për të rindezur motorët e ekonomisë lidhet ndër të tjera edhe me çmimin e naftës. Më herët Arabia Saudite kishte kërkuar organizimin e një takimit të jashtëzakonshëm të OPEC-ut dhe vendeve të tjera prodhuese të naftës. Arabia Saudite ka parashtruar kërkesën për takim të jashtëzakonshëm me qëllim gjetjen e një akordi të drejtë në fushën e naftës thotë agjencia zyrtare Vas e lajmeve në këtë vend. kërkesa e Arabisë Saudite për takim të jashtëzakonshëm të OPEC-ut u parashtrua pas bisedës telefonike që Muhamed Bin Selman, princi i kurorës i Arabisë Saudite pati me Donald Trump president i Amerikës. Kompania saudite e naftës Aramco në kushtet kur kërkesa për naftë është ulur për shkak të virusit Korona, ka marrë vendim të shtojë prodhimin e saj në 18 milion e 800 mijë fuçi naftë në ditë. Mos arritja e një akordi mes Rusisë dhe Arabisë Saudite për çmimin e naftës, bëri të mundur që nafta të ulet në nivelin më të ulët të saj në 30 vitet e kaluara. Vendet anëtare të OPEC+ ranë dakord përfundimisht për të ulur prodhimin e tyre të përditshëm me 9.7 milion fuçi naftë në ditë përgjatë muajve maj dhe qershor, me qëllim që të rrisin çmimet e naftës. Sipas IRNA, kjo shifër do të vazhdojë me tetë milion fuçi më pak deri në fillim të korrikut dhe kjo prirje e uljes së prodhimit do të vazhdojë deri në fund të vitit 2020. Sipas marrëveshjes, shifra do të ndryshojë gjithashtu nga 1 janari 2021 deri në fund të prillit 2022, në gjashtë milion fuçi. OPEC+, i cili përfshin anëtarët e OPEC-ut dhe aleatët e tij, gjithashtu u bëri thirrje vendeve prodhuese të naftës në G20 që të shkurtojnë prodhimin e tyre të naftës me pesë milion fuçi në ditë. Takimi i OPEC+ u mbajt me anë të një video-konference. OPEC + në një deklaratë pas takimit tha se do të zhvillojë një tjetër video-konferencë më 10 qershor për të.