Trump shpenzimet tona në Lindjen e Mesme ishte marrëzi
Presidenti amerikan shpenzimin e triliona dollarëve amerikanë në rajonin e Azisë Perëndimore e ka quajtur marrëzi.
Donald Trump në një konferencë për shtyp kushtuar virusit korona deklaroi: Ne kemi shpenzuar 8 trilion dollarë në Lindjen e Mesme dhe kur e bëmë këtë ishim të marrë. Trump më tutje vazhdoi: Në kohën kur ne mbrojmë miqtë tanë ata duhet të paguajnë për këtë. Nëse kemi mundësi të marrim naftë pa paguar atëherë unë do të analizoj mundësinë e ndërprerjes së blerjes së naftës nga Arabia saudite. Kjo është në kohën kur David Plouffe këshilltar i Barack Obamës duke përmendur uljen e madhe të çmimit të naftës dhe gazit në Amerikë ka thënë se rusët dhe sauditët e kanë mashtruar Trumpin ashtu si Kina. Në fillim të prillit 2020 çmimi i naftës bruto në Amerikë ka arritur pothuajse vlerën 0 dollarë.