Johnson bisedon me Trump për koronavirusin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96412-johnson_bisedon_me_trump_për_koronavirusin
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson zhvilluan një bisedë telefonike gjatë ditës së djeshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 22, 2020 02:04 Europe/Tirane
  • Johnson bisedon me Trump për koronavirusin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson zhvilluan një bisedë telefonike gjatë ditës së djeshme.

Ata biseduan për bashkëpunimin mes ShBA-së dhe Britanisë për adresimin e impaktit të koronavirusit në ekonomi. Të dy liderët kanë rënë dakort për bashkëpunim edhe mes vendeve të G7.Zyra e kryeministrit britanik thotë se dy liderët politikë ranë dakort edhe për marrëveshje të reja tregtare, detajet e së cilave do të bëhen publike në ditët në vijim. Boris Johnson ka kaluar një periudhë të vështirë terapie për shkak të virusit korona dhe tani thuhet se ai është pothuajse gati të kthehet në punë.