Reagimi i Trump ndaj lëshimit me sukses të satelitit iranian "Nur"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96439-reagimi_i_trump_ndaj_lëshimit_me_sukses_të_satelitit_iranian_nur
"Uashingtoni po monitoron nga afër Iranin," tha Presidenti i SHBA Donald Trump mbrëmjen e së mërkurës në reagim ndaj lëshimit të suksesshëm të satelitit Nur nga Irani në hapësirë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2020 02:43 Europe/Tirane
  • Reagimi i Trump ndaj lëshimit me sukses të satelitit iranian

"Uashingtoni po monitoron nga afër Iranin," tha Presidenti i SHBA Donald Trump mbrëmjen e së mërkurës në reagim ndaj lëshimit të suksesshëm të satelitit Nur nga Irani në hapësirë.

Sateliti “Nur” është sateliti i parë ushtarak i Republikës Islamike të Iranit që është dërguar në orbitë dje në mëngjes me anë të raketës trefazash “Kased” nga shkretëtira qendrore e Iranit nga ana e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe ka arritur me sukses të vendoset në orbitën 450 kilometra larg nga toka. Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Donald Trump në konferencën e tij të përditshme për shtyp të mërkurën në mbrëmje, në përgjigje të pyetjes se pse ai urdhëroi goditjen e mjeteve lundruese iraniane në rast të afrimit të tyre tek anijet amerikane, pranoi aftësinë e skafeve iraniane dhe tha: Ata kanë armë të forta që duhen marrë parasysh. Presidenti amerikan Donald Trump cicëroi të mërkurën se ai kishte urdhëruar marinën e SHBA të godiste anijet iraniane në rast se ato synojnë të ngacmojnë anijet amerikane. Selia e forcave terroriste amerikane me qendër në rajonin e Azisë Perëndimore e quajtur CENTCOM në një deklaratë të mërkurën e kaluar tha se disa anije ushtarake iraniane i ishin afruar një anije luftarake amerikane në Gjirin Persik. Republika Islamike ka deklaruar vazhdimisht se është e drejtë e Iranit që të monitorojë anijet e huaja dhe aeroplanët luftarakë në ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik, dhe se ato do të trajtohen në përputhje me ligjin ndërkombëtar nëse shkelin hapësirën detare dhe ajrore të Iranit.