Firmoset urdhri për ndalimin e emigracionit nga Donald Trump
Shtetasit e huaj nuk do të mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në SHBA për 60 ditët e ardhshme, pasi me një dekret presidencial janë pezulluar procedurat për kartat jeshile apo lotarinë.
Mijëra emigrantë do të preken nga një dekret i presidentit, Donald Trump, që pezullon vizat drejt Amerikës për një periudhë 60-ditore.Akti që u firmos të mërkurën do të aplikohet për shtetasit e huaj të cilët kërkojnë qëndrim të përhershëm në SHBA nëpërmjet kartave jeshile dhe lotarisë amerikane, por jo për vizitorët e përkohshëm apo për ata që kanë viza pune sezonale, kryesisht në bujqësi.Presidenti Trump tha të martën se në kushtet kur vendi përballet me pandeminë e koronavirusit, masa merret për të evituar rrezikun e përhapjes më tej sëmundjes nga të huajt por edhe për të mbrojtur vendet e punës për dhjetëra milionë amerikanë.Sipas tij, në bazë të gjendjes ekonomike, urdhri për vizat mund të shtyhet përtej dy muajve."Miliona amerikanë kanë sakrifikuar punët e tyre për të luftuar koronavirusin dhe për të shpëtuar jetën e bashkështetasve. Rikthimi i tyre drejt normalitetit dhe punës është detyra jonë solemne, dhe do të ishte e gabuar që ata të zëvendësoheshin nga forca pune të jashtme," deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo vit hyjnë rreth 1 milion persona të huaj për qëllime pune apo studimi dhe 50 mijë të tjerë nëpërmjet lotarisë. Për shkak të koronavirusit, Trump më herët ka pezulluar udhëtimet për shtetas të huaj edhe nga vatra të kaluara të pandemisë, si Kina dhe Europa.Rivalët politikë e akuzojnë presidentin republikan se me nismat e tij po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga situata fatkeqe me pandeminë, e cila ka vrarë mbi 45 mijë amerikanë që nga fundi i shkurtit.Ndalja e emigracionit ilegal ka qenë temë kyç e fushatës presidenciale të Trump-it në zgjedhjet e vitit 2016, ndërsa nuk është finalizuar ende premtimi i tij për një barrierë kufitare 2 mijë milje të gjatë me Meksikën.