Sateliti iranian, Moska reagon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96456-sateliti_iranian_moska_reagon
Në përgjigje të akuzave të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Dumës ruse tha se lëshimi i satelitit ushtarak nga Irani nuk shkel Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2020 16:30 Europe/Tirane
  • Sateliti iranian, Moska reagon

Në përgjigje të akuzave të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Dumës ruse tha se lëshimi i satelitit ushtarak nga Irani nuk shkel Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB.

"Unë duhet të theksoj se një satelit ushtarak nuk do të thotë se ai mbart armatime" tha Alexei Pushkov, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të dhomës së ulët të Dumës ruse. "Në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë në orbitën rreth Tokës, satelitët ushtarakë kontrollojnë navigimin dhe komunikimet dhe kryejnë misione zbulimi," shtoi ai. "Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Iranit që të mos dizajnojë raketa balistike të afta për të transportuar mbushje bërthamore. Por kjo rezolutë nuk është detyruese", shtoi zyrtari rus. "Siç kanë thënë autoritetet iraniane, lëshimi i satelitëve nuk ka asnjë lidhje me këtë rezolutë dhe Irani ka të drejtë të vendosë satelitët e tillë në orbitë", tha kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës ruse. Reagimi i Pushkov vjen kur zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus pohoi se Irani kishte shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit duke vendosur në orbitë satelitin ushtarak "Nur" dhe se Amerika do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.