Trump nuk di asgjë nga lufta
Nga analisti i njohu amerikan Stephen Lendman
Agjendat gjeopolitike iraniane dhe amerikane janë tepër larg njëra-tjetrës. Irani nuk ka sulmuar asnjë vend tjetër në shekuj, nuk po kërcënon askënd as tani. Në kontrast, SHBA është në luftë kundër njerëzimit brenda dhe jashtë vendit - me mjete të nxehta dhe mjete të tjera. Irani respekton të drejtën ndërkombëtare, të drejtat sovrane të kombeve të tjera dhe kërkon marrëdhënie bashkëpunimi në të gjithë botën. SHBA kërkon një dominim të padiskutueshëm global, kërkon që kombet e tjera të përkulen ndaj vullnetit të saj dhe kërcënon me ndryshimin e regjimit autoritetet qeverisëse që nuk dëshirojnë të sakrifikojnë të drejtat sovrane të vendeve të tyre për interesat e SHBA. Irani është faktori kryesor për paqen dhe stabilitetin në rajon, SHBA-ja, armikja kryesore e botës - përgjithmonë në luftë kundër armiqve të sajuar, duke e neveritur atë që shoqëritë e vlerësojnë. Javën e kaluar, marina amerikane akuzoi në mënyrë të rreme anijet iraniane për kërcënimin e anijeve luftarake të Pentagonit - afër ujërave të Iranit në Gjirin Persik, ku Amerika nuk bën pjesë, dhe ku prania e saj është shumë provokuese. Veprimet provokuese të SHBA-së ndodhin në mënyrë të përsëritur në Gjirin Persik, Detin e Kinës së Jugut, duke forcuar një bllokadë të paligjshme kundër Venezuelës dhe në ujërat në të gjithë botën - aty ku prania e SHBA-ve është e padëshiruar dhe e urryer. Irani nuk kërcënon asnjë vend tjetër. Megjithatë, Pentagoni akuzoi në mënyrë të rreme ushtrinë iraniane për "veprime të rrezikshme dhe provokuese", duke injoruar veprimet e tij reale. Garda Revolucionare e Iranit hodhi poshtë atë që e quajti një skenar të "stilit Hollywoodian" ndërsa akuzoi anijet luftarake amerikane se po shkelin në mënyrë provokuese rregullat ndërkombëtare. Të Mërkurën, Trump në mënyrë arrogante postoi një mesazh në Twitter: "Unë e kam udhëzuar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe shkatërrojë çdo luftanije iraniane nëse ata ngacmojnë anijet tona në det". Pasi urdhëroi vrasjen e komandantit iranian Kasem Soleimani në janar, Trump akuzoi në mënyrë të rreme Iranin duke pretenduar se Irani ose të afërtit e tij ishin duke planifikuar një sulm të poshtër mbi trupat amerikane ose mbi objektet amerikane në Irak" në fillim të prillit, duke kërcënuar: "Nëse kjo ndodh, Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë, me të vërtetë!" Tani Trump është duke kërcënuar përsëri. Së bashku me fajësimin e rremë të Kinës për COVID-19, duke inkurajuar padi që shkojnë askund kundër Kinës dhe udhëheqjes së saj, ai përshkallëzoi ashpër retorikën anti-Iranit, me gjasë me nxitjen e Beniamin Netanjahut. Trump është një biznesmen i dështuar, një dealer i dështuar, një person që nuk di asgjë nga gjeopolitika dhe nuk ka asgjë në zyrën që ai mban. Agresioni preventiv i SHBA-së kundër Iranit mund të shpërthejë një konflikt shkatërrimtar në rajoni, forcat e Pentagonit dhe Izraeli do të paguajnë një çmim të rëndë nëse gjërat shkojnë kaq larg. Zoçka Trump nuk di asgjë për luftën. Komandantët e Pentagonit e dinë që Irani do të ishte një kundërshtar i frikshëm nëse sulmohej. SHBA nuk ka fituar asnjë luftë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Amerika është e aftë të shkatërrojë gjërat dhe të bëjë armiq, por jo të fitojë zemrat dhe mendjet.