Shtohet papunësia me 14% në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96503-shtohet_papunësia_me_14_në_amerikë
Zyra e buxhetit të Kongresit të Amerikës ka njoftuar për shtimin me 14% të nivelit të papunësisë në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 25, 2020 13:31 Europe/Tirane
  • Shtohet papunësia me 14% në Amerikë

Zyra e buxhetit të Kongresit të Amerikës ka njoftuar për shtimin me 14% të nivelit të papunësisë në këtë vend.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se zyra e buxhetit të Kongresit të Amerikës, ka deklaruar: “Niveli i papunësisë në këtë vend gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2020, do të rritet me 14%”.

Kjo është në kohën kur me miliona persona në Amerikë kanë humbur punën e vet ose sipas parashikimeve, pritet që ta humbasin punën e vet gjatë muajve të ardhshëm.

Departamenti Amerikan i Punës ditën e enjte në raportin e vet javor, ka deklaruar se në përgjithësi 26 milionë amerikanë kanë humbur punën e vet gjatë pesë javëve të fundit për shkak të përhapjes së virusit Korona.

Përhapja e virusit Korona në Amerikë dhe mbylljen e shumë bizneseve, e ka përballur me krizë serioze ekonominë e këtij vendi.

Gjithashtu analistë dhe ekspertë të ndryshëm amerikan po vazhdojnë kritikat e tyre më të ashpra ndaj qeverisë amerikane dhe sidomos presidentit amerikan Donald Trump.

Amerika aktualisht ndodhet në krye të listës së vendeve të botës nga aspekti i numrit të personave të infektuar dhe viktimave të shkaktuara nga virusi Korona.