Vendimi i Johnson për rifillimin e aktiviteteve të tij
Kryeministri anglez ka ndërmend të rifillojë aktivitetin e tij që nga dita e hënë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Boris Johnson kryeministër i Anglisë pas përmirësimit nga sëmundja Covid-19 ka ndërmend të rifillojë punën prej ditës së hënë. Prej disa javës kryeministri Johnson është shtruar në spital për shkak të koronavirusit dhe prej mëse 10 ditësh ka drejtuar qeverinë nga distanca. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u shtrua për terapi intensive në një prej spitalet e Londrës dhe është liruar para dy ditësh. Mjekët në Angli e kanë ndaluar kryeministrin Johnson që të shkojë në punë pasi ai duhet të qëndrojë në shtëpi. Në mungesë të kryeministrit Johnson, qeveria angleze është drejtuar nga Dominik Raab ministër i jashtëm i Anglisë.