Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Perspektiva ekonomike e Amerikës është katastrofale
Këshilltari për ekonomi i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar për perspektivën ekonomike katastrofale të Amerikës pas përhapjes së virusit Korona.
Faqja informative e “Washington Post” në internet ka shkruar se Kevin Hassett, këshilltari për ekonomi i Shtëpisë së Bardhë, të dielën ka paralajmëruar për përkeqësimin e situatës ekonomike dhe ka deklaruar se përhapja e virusit Korona në Amerikë ka krijuar një perspektiv të keqe për SHBA dhe niveli i papunësisë mund të arrijë deri në një nivel të cilin e kemi parë vetëm në kohën e stagnimit të madh ekonomik të Amerikës.
Këshilltari për ekonomi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë: “Kjo është tronditja më e madhe që ka përjetuar deri më tani ekonomia e Amerikës”.
Steven Mnuchin, sekretari amerikan i thesarit, gjithashtu ditën e diele pretendoi se ky vend në verën dhe vjeshtën e vitit 2020, do të rifillojë rritjen ekonomike.
Mnuchin ka shtuar: “Edhe pse shtimi i borxheve kombëtare të Amerikës është një shqetësim, mirëpo pavarësisht kësaj, qeveria synon të bashkëpunojë me Kongresin që të shpenzojë të gjithë atë çfarë duhet të shpenzojë në luftën kundër virusit Korona”.
Kjo është në kohën kur ekspertët ekonomikë kanë parashikuar periudha shumë më të gjate deri në fillimin e rritjes ekonomike të këtij vendi.