Pompeo pas dështimit të presionit maksimal kundër Iranit i drejtohet Evropës
Sekretari amerikan i shtetit pas dështimit të politikës së presionit maksimal kudër Iranit ka kërkuar shtyrjen e embargos së armatimeve kundër Iranit në rezolutën 2231 dhe nga Evropa ka kërkuar që të sanksionojnë programin satelitor Nur të Iranit.
Lëshimi me sukses i satelitit Nur-1 nëpërmjet raketës transportuese Kased dhe vendosja e tij në orbitën e tokës, ngjalli reagime politike të përsëritura nga Amerika dhe disa vende evropiane. Sateliti “Nur” është sateliti i parë ushtarak i Republikës Islamike të Iranit që është dërguar në orbitë me anë të raketës trefazash “Kased” nga shkretëtira qendrore e Iranit nga ana e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe ka arritur me sukses të vendoset në orbitën 450 kilometra larg nga toka. Ky sukses i Forcave Ajrore të Trupave të Gardës Revolucionare Islame në fushën e hapësirës ka një rëndësi të madhe dhe tregon se fusha të ndryshme dhe të ligjshme të zhvillimit të fuqisë mund të arrihen duke u mbështetur në aftësitë lokale dhe kombëtare. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ka pretenduar se Amerika nuk mund ta besojë se programi hapësinor i Iranit është krejtësisht paqësor dhe civil dhe pretendoi se sateliti iranian Nur ndodhet në distancën 425 km nga toka dhe ka qëllime ushtarake dhe ai posedon teknologjinë e kthimit në një raketë balistike ndërkontinentale. Pompeo prej mëse 2 vitesh mundohet ta paraqesë programin raketor dhe të armatimeve të Iranit si program që bie ndesh me rezolutën 2231 të KS të OKB.