Shtohen viktimat në Britani, pakësohen në Itali
739 persona të tjerë kanë humbur jetën në Britani nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Ky bilanc tregon se numri i viktimave të Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme është rritur me 65 më shumë. Tashmë numri i viktimave të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka shkuar në 27 510. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock. Matt Hancock tha se 122,347 njerëz ishin testuar për COVID-19 dje – por deri më tani shifrat kanë përfshirë vetëm teste që kishin arritur në laboratorë. Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 269 të vdekur nga coronavirusi, duke e çuar në 28,236 numrin total që prej nisjes në pandemisë. Ditën e djeshme numri i të vdekurve ishte 285 persona. Numri i të infektuarve të rinj është rritur me 1965 raste duke shkuar në total, 207,428. Ndërsa Rusia regjistroi rekord të rasteve të reja me koronavirus për të tretën ditë radhazi, pasi 7 933 persona të tjerë rezultuan pozitivë. Sipas të dhënave nga ekipi i urgjencës, numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 u rrit në 114 431, ndërsa mbi 211 000 persona ndodhen aktualisht nën mbikëqyrje mjekësore. Në 24 orët e fundit humbën jetën 96 persona, duke e çuar në 1 169 numrin total të viktimave. Numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 13 220. Rusia ka rritur numrin e testeve në përpjekje për të diagnostikuar pacientët në fazë të hershme dhe deri tani ka kryer mbi 3,7 milionë teste.