Joe Biden reagon ndaj akuzave për abuzim seksual
(last modified Sat, 02 May 2020 08:09:17 GMT )
May 02, 2020 10:09 Europe/Tirane
  • Joe Biden reagon ndaj akuzave për abuzim seksual

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në Amerikë ka hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij për abuzim seksual.

Kandidati demokrat Joe Biden për zgjedhjet presidenciale 2020, me anë të një letre të publikuar prej tij ka hedhur poshtë pretendimet e një femre për abuzim seksual dhe ka thënë se ndaj saj tregon respekt të madh. Tara Reid, padinë e saj e ka ngritur tek policia e Uashingtonit dhe ka pretenduar se kur Joe Biden ishte nënpresident në periudhën e Barack Obamës dhe në vitin 1993 ka abuzuar seksualisht me atë në korridoret e senatit. Kjo femër amerikane shkruan se ngjarja ka ndodhur në kohën kur ajo ishte punonjëse e Joe Biden. Më herët kjo ish punonjëse e senatit, nuk e kishte përhapur lajmi për arsye sigurie dhe për kufizimet e paraqitura nga policia për ngritjen e padisë. Reid në një intervistë në Nju Jork ka zbuluar padinë e saj e ngritur kundër Biden. Ndërkohë ekipi elektoral i Biden ka hedhur poshtë pretendimet e Reid. Sipas kanalit CNN, Joe Biden në statistikat e sondazheve në Amerikë është përpara çdo kandidati tjetër demokrat por edhe përpara presidentit Donald Trump.

Tags