Su-57 fluturon mbi bazat amerikane në  Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96705-su_57_fluturon_mbi_bazat_amerikane_në_irak
Një avion luftarak rus Su-57 ka fluturuar me sukses dhe pa u vënë re mbi bazat ajrore ushtarake amerikane në Irakun verior, raportoi faqja ruse e lajmeve Avia.pro.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 02, 2020 17:45 Europe/Tirane
  • Su-57 fluturon mbi bazat amerikane në  Irak

Një avion luftarak rus Su-57 ka fluturuar me sukses dhe pa u vënë re mbi bazat ajrore ushtarake amerikane në Irakun verior, raportoi faqja ruse e lajmeve Avia.pro.

Sipas një burimi pranë inteligjencës ushtarake ruse, incidenti ndodhi gjatë misionit të fundit të një avioni rus të gjeneratës së pestë në Siri. Meqenëse Turqia nuk lejon fluturimin e avionëve luftarakë rusë në hapësirën e saj ajrore, avioni rus Su-57 mund të fluturonte drejt bazës ajrore të Hmeimim përmes hapësirës ajrore të Irakut direkt mbi instalimet ushtarake amerikane para se të hynte në hapësirën ajrore Sirian. Duke pasur parasysh itinerarin e mundshëm të Su-57, avioni luftarak fluturoi mbi të paktën tre baza ushtarake amerikane në Irak dhe tre baza të tjera në Siri, tha Avia.pro. "Deri kohët e fundit, Su-57 rus ishte diskredituar nga Shtetet e Bashkuara, e cila thoshte se aeroplani nuk mund të pretendonte titullin 'i padukshëm'. Avioni rus udhëtoi disa mijëra kilometra direkt mbi bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri. Është mjaft e qartë që ne po flasim vërtet për një aeroplan të padukshëm që i dha një goditje të fortë Washingtonit, "vuri në dukje sajti rus.