Personi i tretë futet në garën e zgjedhjeve presidenciale në SH.B.A.
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96737-personi_i_tretë_futet_në_garën_e_zgjedhjeve_presidenciale_në_sh.b.a.
Ish bashkë-partiaku i Donald Trump është bashkuar në radhët e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Justin Amash, një anëtar i pavarur i Kongresit amerikan nga Miçigani, u shtua sot në grupin e kandidatëve për president, raportoi CNN.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2020 02:27 Europe/Tirane
  • Personi i tretë futet në garën e zgjedhjeve presidenciale në SH.B.A.

Ish bashkë-partiaku i Donald Trump është bashkuar në radhët e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Justin Amash, një anëtar i pavarur i Kongresit amerikan nga Miçigani, u shtua sot në grupin e kandidatëve për president, raportoi CNN.

Amash, një ish republikan që votoi në favor të fajësimit të Donald Trump, tani po kandidon për partinë Libertarian. Gara presidenciale në Sh.B.A ka hyrë në një fazë kritike. Deri dje u mendua se dy finalistë do të mbeten në zgjedhje, përkatësisht, ish-presidenti i SHBA Joe Biden nga partia Demokratike dhe presidenti Republikan Donald Trump. Partia Libertarian është partia e tretë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, që mbron lirinë civile, përmbajtjen nga ndërhyrjet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe zvogëlimin e qeverisë amerikane. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë caktuar të mbahen në Nëntor 2020. Por Trump, i cili është kritikuar gjerësisht nën akuzat e keq menaxhimit të krizës shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit Korona, thuhet se po mendon të shtyjë afatin e zgjedhjeve për të përmirësuar pozicionin e tij nën pretekstin e përhapjes së Covid-19.