Bie numri i viktimave në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96751-bie_numri_i_viktimave_në_evropë
Ka zbritur nën 100 mijë numri i personave aktual pozitiv me koronavirus në Itali.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2020 15:47 Europe/Tirane
  • Bie numri i viktimave në Evropë

Ka zbritur nën 100 mijë numri i personave aktual pozitiv me koronavirus në Itali.

Numri aktual i personave pozitiv me COVID 19 është sot 99,980. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima e 1,221 raste pozitive më shumë. Numri i përgjithshëm i viktimave në mbi 2 muaj pandemi ka arritur sot më 29,079 e numri i të infektuarve 211,938. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,225 pacientë të shëruar e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur sot më 82,879. Në repartet e terapisë intensive sot janë 22 pacientë më pak e numri i tyre është 1,479. Numri i viktimave si pasojë e virusit të ri COVID-19 ka shkuar në 28,734, me 288 vdekje në 24 orët e fundit në Britani. Këto shifra të shpallura ditën e sotme, nga Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock rrisin bilancin e viktimave në Mbretërinë e Bashkuar. Ai shprehet se 85.186 teste të koronavirusit janë kryer të dielën që lamë pas. Numri i të prekurve me Covid-19 ka kaluar 190 mijë persona dhe mbi 157 mijë çështje janë aktive. 3,985 raste të reja pozitive u shënuan në 24 orët e fundit. Ndërkohë, mbi 3.6 milionë persona janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën dhe janë shënuar mbi 250 mijë viktima. Situata nga Covid-19 në Spanjë duket se po normalizohet. Kjo vërehet edhe nga rënia e numrit të viktimave nga virusi vdekjeprurës. Gjatë 24 orëve të fundit, 164 pacientë humbën betejën me koronavirusin duke e çuar në 25,428 numrin total të vdekjeve.