S-400, tradhtia e Erdoganit?
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dyshohet se ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Uashingtonin për transferimin e pajisjeve të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nën mbulesën e dërgimit të ndihmave humanitare në Shtetet e Bashkuara.
Imazhet që qarkullojnë tregojnë se ngarkesat e mëdha janë dërguar kohët e fundit në SHBA në të cilat sistemet S-400s turke mund të futeshin pa probleme. Burime zyrtare thonë se ngarkesa përfshin dezinfektues, maska mjekësore dhe respiratorë, por jo vetëm: Duke marrë parasysh krizën shëndetësore në Turqi, ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që Erodogan është duke komplotuar me Trump kundër Rusisë, veçanërisht pasi Erdogan më parë i kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara t'i japin atij një ekzemplar të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot, në mënyrë që ata të dëshmojnë performancën e tyre më të mirë në krahasim me S-400. Për më tepër, Turqia synon të marrë një kredi nga Shtetet e Bashkuara në shumën prej 10 miliardë dollarë. Sistemet S-400 turke duhej të viheshin në përdorim një muaj më parë, megjithatë, në Ankara, u njoftuan rrethana të paparashikuara, të pafavorshme për instalimin e tyre, dhe së fundmi, tema e S-400 është rishfaqur. Është e rëndësishme të kujtojmë se Turqia asnjëherë nuk e ka treguar veten të jetë një partner i besueshëm dhe versioni i transferimit të teknologjisë ruse S-400 në SHBA ende qëndron. Të gjithë ekspertët e fushës janë të të njëjtit mendim në këtë pikë të fundit.