Rusia kritikon veprimtarinë e FMN kundrejt Iranit
(last modified Tue, 05 May 2020 05:11:22 GMT )
May 05, 2020 07:11 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon veprimtarinë e FMN kundrejt Iranit

Zv/ministri i jashtëm i Rusisë ka kritikuar përpjekjet e Amerikës për të penguar dhënien e kredisë nga FMN për Iranin dhe Sirinë.

Aleksandër Pankin, zv/ministër i jashtëm i Rusisë, ditën e hënë në një bisedë me Rossija Segodnya, foli mbi situatën ekonomike të vendeve të prekur nga virusi korona dhe tha: Është e papranueshme që Amerika dhënien e kredive po e shfrytëzon për qëllime politike sidomos në kushtet e jashtëzakonshme të krizës humanitare për shkak të virusit korona në vende si Irani dhe Siria. Pankin shtoi se ndihmat e FMN dhe të BB duhet të jepen për vendet në nevojë në formë të qartë dhe pa asnjë diskriminim. zv/ministri i jashtëm i Rusisë njëkohësisht ka kritikuar ashpër ndërprerjen e ndihmave të Amerikës për OBSH në kushtet e krizës globale të virusit korona. FMN ka akorduar një fond prej 50 miliard dollarësh për tu ardhur në ndihmë vendeve që janë prekur nga virusi korona. Rreth 80 vende të botës mes tyre Irani ka parashtruar kërkesë për shfrytëzimin e këtij fondi mirëpo Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit është shprehur kundër dhënies së kredisë për Iranin.

Tags