Pompeo: Do të pengojmë qasjen e Iranit në armatime
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96789-pompeo_do_të_pengojmë_qasjen_e_iranit_në_armatime
Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit deklaroi se Uashingtoni do të pengojë me çdo kusht qasjen e Iranit në armatime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 06, 2020 03:36 Europe/Tirane
  • Pompeo: Do të pengojmë qasjen e Iranit në armatime

Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit deklaroi se Uashingtoni do të pengojë me çdo kusht qasjen e Iranit në armatime.

Duke vazhduar tonet e tij armiqësore kundër Iranit, sekretari amerikan i shtetit pretendoi se Uashingtoni është bashkëpunëtor i rezolutës 2231 dhe mund të bëjë kërkesë për anulimin e vendimit për ndalimin e embargos së armatimeve kundër Iranit. Kjo deklaratë e Pompeo mbi ruajtjen e embargos së armatimeve kundër Iranit që pritet të hiqet sipas rezolutës 2231 të KS të OKB bëhet në kohën kur Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm  Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Pompeo kujton se rezoluta 2231 e KS të OKB është e ndarë nga marrëveshja bërthamore. Ai duhet ta lexojë dhe studiojë këtë rezolutë. Embargo e armëve kundër Iranit është vendosur në vitet 2006 dhe 2007 dhe pritet të hiqet në tetor të këtij viti. Afati i fundit për heqjen e kësaj embargoje është 18 tetori, pasi ANEA të ketë konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit.