Kush i kapi ushtarët amerikanë në Venezuelë?
Ushtarët amerikanë, të cilët u përpoqën të organizonin një grusht shteti në Venezuelë, mund të jenë kapur me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të ushtrisë ruse në një operacion special.
Siç raportohet nga informacionet e siguruara nga media Venezueliane, 100-150 trupa dhe mercenarë amerikanë nga Kolumbia fqinje mund të jenë futur në Venezuelë. Mbi 30 prej tyre tashmë janë arrestuar, megjithatë, duke pasur parasysh mungesën e përvojës së ushtrisë venezueliane, ekspertët nuk përjashtuan që, në realitet, njësitë ushtarake ruse, kineze dhe iraniane të mund të kishin drejtuar operacionin special kundër uzurpimit të pushtetit në Venezuelë, megjithëse nuk u bënë deklarata zyrtare mbi këtë temë. "Fakti që ushtria e Venezuelës i befasoi me zgjuarsi kolumbianët dhe amerikanët, tregon se operacioni u krye shumë qartë. Nuk mund të përjashtohet fakti që ekspertë ushtarakë rusë, kinezë dhe iranianë morën pjesë në të”, shprehet një ekspert ushtarak rus për agjencinë e lajmeve Sputnik. Duhet theksuar se sipas të dhënave të paraqitura më parë, në territorin e Venezuelës ndodhet jo vetëm personeli ushtarak rus, por edhe disa dhjetëra mercenarë nga njësia speciale e njohur si PMC "Wagner".