Tensione të forta Pekin-Uashington
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96802-tensione_të_forta_pekin_uashington
Ndërsa tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara zbulojnë çdo ditë aspekte të reja, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA deklaroi se synon të përshpejtojë shpërndarjen e raketave të të reja anti-anije me rreze të gjatë veprimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 06, 2020 15:47 Europe/Tirane
  • Tensione të forta Pekin-Uashington

Ndërsa tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara zbulojnë çdo ditë aspekte të reja, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA deklaroi se synon të përshpejtojë shpërndarjen e raketave të të reja anti-anije me rreze të gjatë veprimi.

Kina është përgjigjur duke i kërkuar Uashingtonit të "ketë kujdes në fjalët dhe veprat e tij" dhe "të ndalë demonstrimin e forcës" në zonat përreth territorit kinez. Masat e marra nga Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim shkatërrimin e "epërsisë së madhe" të Kinës përsa i përket raketave cruise dhe raketave balistike. Reuters thotë se Ushtria Çlirimtare e Popullit është një forcë e madhe balistike që tejkalon shumë atë të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj rajonalë, sipas komandantëve të vjetër amerikanë dhe këshilltarëve strategjikë të Pentagonit, të cilët paralajmëruan se Kina ka një "avantazh të qartë" në këtë fushë. Njëkohësisht me përshkallëzimin e tensioneve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, media amerikane raporton se Xian H-20, bombarduesi i padukshëm supersonik i Forcave Ajrore Kineze, së shpejti do të vihet në shërbim. Sipas shërbimit të inteligjencës së Pentagonit, bombarduesi i ri kinez Xian H-20 është i krahasueshëm me amerikanët B-1 dhe B-2 dhe me PAKDA të Rusisë.