Perspektiva e zymtë e recesionit në Evropë
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Eurozonës do të tkurret me 7.75% këtë vit duke sjellë një recesion të panjohur më parë.
Ky është parashikimi i parë zyrtar i Komisionit Europian, pas bllokimit ekonomik nga shpërthimi i COVID-19. Parashikim negativ ka edhe për nivelin e papunësisë. “Shkalla e papunësisë në eurozonë do të rritet në 9.5% në vitin 2020, nga 7.5% vitin e kaluar. Europa po përjeton një tronditje ekonomike të paprecedentë që nga koha e Depresionit të Madh,” tha komisioneri i Ekonomisë në BE, Gentiloni. “Thellësia e recesionit dhe forca e rimëkëmbjes do të jenë të pabarabarta”, theksoi komisioneri, ndërsa shtoi se rritja e PBB-së në Eurozonë pritet të kthehet në 6.25% gjatë vitit 2021”, vlerësojnë zyrtarët e BE-së. “Parashikimi bazohet në supozimin se masat e bllokimit për koronavirusin do të lehtësohen gradualisht nga fundi i majit,” theksoi ekzekutivi i BE-së.Ky parashikim për ekonominë europiane vjen pas të dhënave të para negative nga ShBA-ja, ekonomia më e madhe e botës. Vetëm në tremujorin e parë, ekonomia amerikane u tkurr me 4.8 për qind, ndërsa mbi 30 milionë vetë kërkuan pagesën e papunësisë.