Përpjekjet e Senatit për të kaluar veton e Trump
Vetëm disa orë pasi presidenti amerikan njoftoi përdorimin e vetos kundër rezolutës për uljen e kompetencave të luftës kundër Iranit, Senati amerikan njoftoi mbajtjen e një takimi për anulimin e vendimit të presidentit.
Në njoftimin për shtyp të Senatit thuhet se takimi i ditës së enjte synon të anulojë vendimin e Trump për përdorimin e vetos ndaj rezolutës së miratuar nga Kongresi për uljen e kompetencave të tij të luftës kundër Iranit. Trump ditën e mërkurë ka vendosur veton kundër rezolutës që kërkon uljen e kompetencave të tij në çdo veprim ushtarak kundër Iranit. Tani qe rezoluta të vihet në funksion pa firmën e presidentit ka nevojë për 2/3 e votave të kongresit. Rezoluta në fjalë është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe është firmosur nga Nancy Pelosi më 14 prill. Kërcënimet e Donald Trump kundër Iranit sidomos pas ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmanit janë shtuar shumë dhe kjo ka ngjallur shqetësimin e Kongresit i cili ka marrë masa për kufizimin e kompetencave të Trump për luftë.