Shtohen rrezikshëm viktimat në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96827-shtohen_rrezikshëm_viktimat_në_botë
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,8 milion, përkatësisht 3,872,589 sipas Worldometers.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 07, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • Shtohen rrezikshëm viktimat në botë

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,8 milion, përkatësisht 3,872,589 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 267,897. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 75,558 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 30,615, Italia me 29,958 viktima, Spanja me 26,070, dhe Franca me 25,809. Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633. Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,327,610 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,2 milion raste aktive që presin të shërohen.