Mbrojtja anti-ajrore e Venezuelës rrëzon një aeroplan të panjohur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96858-mbrojtja_anti_ajrore_e_venezuelës_rrëzon_një_aeroplan_të_panjohur
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Venezuelës qëlluan një aeroplan të panjohur që ishte duke shkelur hapësirën ajrore venezueliane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2020 17:37 Europe/Tirane
  • Mbrojtja anti-ajrore e Venezuelës rrëzon një aeroplan të panjohur

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Venezuelës qëlluan një aeroplan të panjohur që ishte duke shkelur hapësirën ajrore venezueliane.

Mediat venezueliane raportuan të Premten, 8 maj, se aeroplani i panjohur i rrëzuar në territorin e Venezuelës nuk u ishte përgjigjur paralajmërimeve nga autoritetet e Karacasit. Si pasojë, një raketë shënjestroi aeroplanin, duke e shkatërruar atë. Fati i atyre që ishin në bordin e aeroplanit mbetet i panjohur.  Megjithatë, duke pasur parasysh dëmtimin e aeroplanit, ka shumë të ngjarë që anëtarët e ekuipazhit të kenë vdekur, njoftoi faqja ruse e lajmeve Avia.pro. Sipas informacionit të siguruar nga televizioni i Venezuelës, aeroplani që transportonte drogë po udhëtonte në lartësi të ulët, duke u munduar të anashkalojë sistemet e mbrojtjes ajrore të Venezuelës, por pa sukses, pasi u shkatërrua. Sipas të dhënave paraprake, avioni u shkatërrua në kufirin Venezuelë-Kolumbi. Disa ditë më parë, Venezuela deklaroi hapur se ishte e gatshme të shkatërronte menjëherë çdo objekt të paidentifikuar në territorin e saj, në sfondin e një grusht shteti në tentativë nga mercenarët amerikanë dhe kolumbianë.