Rusia: NATO ka humbur arsyen e ekzistencës së saj
(last modified Fri, 08 May 2020 20:32:30 GMT )
May 08, 2020 22:32 Europe/Tirane
  • Rusia: NATO ka humbur arsyen e ekzistencës së saj

Kreu i Komisionit të Politikave të Informacionit të Këshillit të Federatës Ruse, Alexei Pushkov, foli mbi shfaqjen e një grupi detar të NATO-s në Detin Barents, i pari që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke thënë se NATO kishte humbur arsyen e ekzistencës në kontekstin e pandemisë së koronavirusit.

"Për disa muaj, NATO ra në pasivitet dhe më në fund, anijet luftarake amerikane dhe britanike hynë në Detin Barents afër kufijve të Rusisë. Ironikisht, Norvegjia refuzoi të marrë pjesë në këtë ushtrim, duke e konsideruar atë të panevojshëm dhe të rrezikshëm. Në mes të një krize të koronavirusit, NATO edhe një herë ka vërtetuar absurditetin e saj, "shkroi Pushkin në llogarinë e tij në Twitter. Për herë të parë që nga mesi i viteve 1980, anijet luftarake amerikane dhe britanike hynë në ujërat e detit Barents të hënën 4 maj nën mbikëqyrjen e luftanijeve nga Flota Veriore Ruse. Në një deklaratë të publikuar të hënën, 4 maj, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se grupi detar i NATO-s përfshinte destrojerët e marinës amerikane Porter, Donald Cook dhe Roosevelt dhe një fregatë britanike. Destrojerët në fjalë janë të klasit Arleigh Burke dhe janë të pajisur me sistemin luftarak Aegis. Rusia ishte paralajmëruar paraprakisht për këtë ushtrim për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të zvogëluar rrezikun e një përshkallëzimi të pavullnetshëm.

 

Tags