Turqia bën kërkesë për anëtarësim në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96915-turqia_bën_kërkesë_për_anëtarësim_në_be
Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë me anë të një letre me rastin e 70-vjetorit të deklaratës Schuman dhe krijimin BE, edhe një herë ka parashtruar kërkesën për anëtarësimin e Turqisë në union.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2020 06:39 Europe/Tirane
  • Turqia bën kërkesë për anëtarësim në BE

Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë me anë të një letre me rastin e 70-vjetorit të deklaratës Schuman dhe krijimin BE, edhe një herë ka parashtruar kërkesën për anëtarësimin e Turqisë në union.

Rexhep Taip Erdogan, në këtë letër ka kërkuar t’i jepet fund asaj që e ka quajtur diskriminim të Turqisë në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo nuk është hera e parë që presidenti i Turqisë ka parashtruar çështjen e anëtarësimit të Turqisë në BE. Në vitin 2002, Erdogan shumë herë ka parashtruar kërkesën për antarësimin e Turqisë në BE. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë i angazhuar për çështje evropiane, ka deklaruar se anëtarësimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian (BE) do ta bëjë bllokun një fuqi globale. “Anëtarësimi i Turqisë do të ndikojë në mënyrë serioze dhe do ta formësojë BE-në. Po ashtu, Turqia do t’i japë BE-së shumë gjëra që vendet tjera anëtare nuk mund ta bëjnë”, tha kryediplomati i angazhuar për çështjet evropiane të vendit. Sipas tij, Turqia është vendi që do të japë kontributin më të madh në BE për t’u bërë fuqi globale në fushat e energjisë, politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.  Që nga koha kur një grup vendesh u bashkuan me BE-në në vitet 2004-2007, tha Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, çështje të tilla si migrimi, siguria dhe Brexit e kanë bërë BE-në të ngadalësojë procesin e zgjerimit, veçanërisht që nga viti 2014. “Megjithatë, anëtarësimi i Turqisë do ta bëjë BE-në një fuqi globale”, u shpreh ai. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë tha se Turqia në aspektin ekonomik, politik dhe kulturor është pjesë e kontinentit evropian, duke shtuar se, “Është e paimagjinueshme që Turqia nuk është e përfshirë në BE”. Ai theksoi se kur Turqia dhe BE të punojnë së bashku, nuk do të ketë probleme që nuk mund të tejkalohen. Turqia aplikoi për anëtarësimin në BE në vitin 1987 dhe bisedimet e pranimit filluan në vitin 2005. Megjithatë, negociatat kanë ngecur nga viti 2007 për shkak të kundërshtimit të administratës greke qiproite në ishullin e ndarë të Qipros, si dhe kundërshtimit nga Gjermania dhe Franca. Në Ditën e Europës krerët kryesorë të Bashkimit Europian paralajmëruan dobësimin e BE. Pandemia e Koronës e ka futur unionin në një krizë të rëndë. Në BE mungon uniteti. Krerë të BE kanë kërkuar përpjekje më të mëdha për luftimin e pandemisë së Koronës dhe pasojave të saj. "Ne duhet të bëjmë më shumë për të përmirësuar jetën e më të varfërve dhe të dobtve në shoqërinë tonë”, shkruan presidentja e Komisionit Europian, Ursula, kreu i Këshillit të BE, Charles Michel dhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në një artikull për rrjetin redaksional gjerman "Redaktionsnetzëerk Deutschland”. "Miliona vetë tani qëndrojnë para një të ardhmeje të pasigurtë, pasi kanë humbur vendin e punës apo sipërmarrjen e tyre”. Sidomos të prekur janë më të rinjtë dhe gratë. Motori ekonomik i Europës duhet të vihet sërish në lëvizje. Dalja nga kriza kërkon "hov të ri politik dhe ndarjen me të shkuarën” shkruajnë tre krerët më të rëndësishëm në BE. "Ne duhet të pranojmë, që kemi nevojë për ide e instrumente të reja për rindërtimin.” Në të njëjtën kohë von der Leyen, Michel dhe Sassoli paralajmërojnë nga dobësimi i BE. "Evropa është momentalisht shumë e thyeshme.” Por vetëm një BE e fortë mund të mbrojë trashëgiminë tonë, theksojnë politikanët. Rimëkëmbja e ekonomisë duhet të orientohet nga shkenca, me qëllim që BE të mëkëmbët e të forcohet qëndrueshëm. "Nuk duhet ta shtyjmë luftën kundër ndryshimit të klimës, ne duhet të ndërtojmë përmirësimin ekonomik mbi bazën e Green Deal.” Politikanët e BE kujtojnë Robert Schuman. Para 70 vjetësh ministri i atëhershëm i Jashtëm francez kishte propozuar bashkimin e industrisë së qymyrit e çelikut të vendit të dikurshëm armik Gjermanisë me atë të Francës. I ashtuquajturi Unioni Montana konsiderohet si bërthama e BE. „Këta njerëz besonin se nga rrënojat e luftës mund të ngrihej një Evropë dhe një botë më e mirë", theksojnë krerët e BE. „Nëse i nxjerrim mësimet tona dhe qëndrojmë të solidarizuar e të bashkuar për vlerat tona, atëherë Evropa këtë herë do të dalë më e fortë nga kriza."