SHBA demonstron forcën përballë Rusisë dhe Kinës
Sipas gazetës së përditshme britanike, The Times, skuadrat e bombarduesve strategjikë amerikanë morën pjesë në një demonstrim të koordinuar të forcës mbi rajonin e Indo-Paqësorit dhe mbi Evropë për të demonstruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përballen me ndonjë agresion, madje edhe në mes të krizës pandemike të Covid-19.
Të tre llojet e bombarduesve strategjikë të Forcës Ajrore të SHBA - B-2 Spirit, B-52H Stratofortress dhe B-1B Lancer - fluturuan në misione mijëra milje nga bazat e tyre. B-2 dhe B-52H janë të dizajnuar për të transportuar bomba bërthamore dhe B-1B ka raketa cruise me mbushje konvencionale. Fleksimi i muskujve ka për qëllim të dërgojë një sinjal në Kinë dhe Rusi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm të rrisin fuqinë e tyre në rajonin e Indo-Paqësorit edhe në mes të krizës së koronavirusit. India, si një aleat i Shteteve të Bashkuara në rajon ka vendosur për herë të parë aeroplanët e saj luftarakë në zonat kufitare të diskutueshme me Kinën, dhe disa prej tyre gjithashtu kanë fluturuar në rajon. Edhe Rusia vazhdon të forcojë armatimet e saj më të fundit ushtarake. Agjensia e lajmeve Tass zbuloi se Forcat Ajrore Ruse kanë testuar me sukses një raketë të re hipersonike të nisur nga një bombardues Tu-22M3M.