Deputetët evropianë kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97024-deputetët_evropianë_kërkojnë_heqjen_e_sanksioneve_ndaj_iranit
Një grup deputetësh të PE, në një letër drejtuar Josep Borrel shefi i politikës së jashtme të BE dhe Charls Mishel kreu i KE ka theksuar domosdoshmërinë për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe disa vendeve të tjera.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 14, 2020 03:12 Europe/Tirane
  • Deputetët evropianë kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit

Një grup deputetësh të PE, në një letër drejtuar Josep Borrel shefi i politikës së jashtme të BE dhe Charls Mishel kreu i KE ka theksuar domosdoshmërinë për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe disa vendeve të tjera.

Grupi i njohur me emrin Renew Europe, në këtë letër ka shprehur shqetësimin mbi ndikimin e sanksioneve në luftën kundër virusit korona dhe për këtë kanë kërkuar heqjen e sanksioneve kundër Iranit, Libisë, Sirisë, Koresë së Veriut, Venezuelës dhe disa vendeve të tjera. Deputetët e këtij grupi nga Këshilli i Evropës kanë kërkuar të gjejë një zgjidhje për uljen e sanksioneve ndaj këtyre vendeve për një afat të caktuar. Ata gjithashtu i kanë kërkuar autoriteteve evropiane që të kontaktojnë me Amerikën për uljen e sanksioneve ndaj këtyre vendeve. Më herët përfaqësuesit e Rusisë, Kinës, Sirisë, Kubës, Koresë së Veriut, Iranit, Nikaraguas dhe Venezuelës i kanë kërkuar Antonio Guterres të përpiqet për heqjen e sanksioneve të Amerikës në kushtet e përballjes me virusin korona. Sanksionet mizore që përfshijnë edhe ndalimin e shitjes së medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore kanë penguar përpjekjet e popujve të këtyre vendeve në përballje me virusin korona.