Shtohet numri i të sëmurëve nga Covid-19 në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97026-shtohet_numri_i_të_sëmurëve_nga_covid_19_në_itali
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 31.106, me 195 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2020 03:12 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i të sëmurëve nga Covid-19 në Itali

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 31.106, me 195 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit.

  Sipas të dhënave të fundit të Mbrojtjes Civile të Italisë, rastet aktive në vend kanë rënë me 2.809 dhe tani vendi ka 78.457 të infektuar aktivë që presin shërimin.  Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 222.104.  Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 112.541, pasi në 24 orët e fundit 3.502 pacientë e kanë mposhtur sëmundjen.  Vendi gjithashtu regjistroi rënie edhe në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 952 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto reparte ka rënë në 893.  Deri më tani, në Itali janë kryer 2.735.628 teste.  Në Lombardi, rajonin më të prekur në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 të vdekur nga COVID-19.