Amnesty International dënon planin për aneksimin e BPLJ
(last modified Fri, 15 May 2020 04:47:42 GMT )
May 15, 2020 06:47 Europe/Tirane
  • Amnesty International dënon planin për aneksimin e BPLJ

Organizata Amnesty International ka dënuar planin e regjimit sionist për aneksimin e disa zonave të rajonit BPLJ duke e cilësuar atë dritë jeshile për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Organizata Amnesty International në një mesazh të saj në Twitter ka shkruar: Mbështetja e gjithanshme e Amerikës për planin izraelit për aneksimin e disa zonave të rajonit BPLJ, është tregues i asaj se si Amerika dhe Izraeli veten e tyre e konsiderojnë mbi ligjin. Amnesty International aneksimin e këtyre zonave e cilësoi shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare kërkoi që të mos pranojë planin e regjimit të Izraelit për aneksimin e jashtëligjshëm të rajonit BPLJ dhe të theksohet se kolonitë sioniste në këtë rajon janë të jashtëligjshme. Në vazhdim kjo organizatë thotë se të tilla plane nuk do ta shpëtojnë regjimin sionist nga përkufizimi si një fuqi pushtuese dhe në të njëjtën kohë nuk do të eliminojnë mbështetjen e për popullin e përvuajtur palestinez. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit gjatë vizitës së tij në Izrael ka shprehur mbështetjen e Amerikës për planin sionist për aneksimin e rajonit BPLJ.

Tags