Kina: Amerika nuk mund të shtyjë embargon e armatimeve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97052-kina_amerika_nuk_mund_të_shtyjë_embargon_e_armatimeve_kundër_iranit
Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, ka thënë se Amerika nuk mund të shtyjë embargon e armatimeve kundër Iranit në KS të OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 15, 2020 02:17 Europe/Tirane
  • Kina: Amerika nuk mund të shtyjë embargon e armatimeve kundër Iranit

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, ka thënë se Amerika nuk mund të shtyjë embargon e armatimeve kundër Iranit në KS të OKB.

Zyra përfaqësuese e Kinës në OKB, me anë të një mesazhi në Twitter ka thënë se Amerika me daljen e saj nga marrëveshja bërthamore ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB dhe si rezultat ajo nuk ka asnjë të drejtë për rinovimin e afatit të embargos së armatimeve kundër Iranit dhe aq më pak të rikthejë sanksionet kundër Iranit. Zyra e përfaqësisë së Kinës në OKB në vazhdim tha se ruajtja e marrëveshjes bërthamore është e vetmja mundësi për progres përpara. Me afrimin e datës së heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për të parandaluar heqjen e kësaj embargoje. Kohët e fundit Amerika ka shpërndarë një rezolutë mes anëtarëve të ks të OKB nga të cilët kërkon që të shtyjnë afatin e embargos së armatimeve kundër Iranit. Mirëpo miratimi i kësaj rezolutë të propozuar nga Amerika ka nevojë për votën e 9 anëtarëve të KS të OKB dhe mos vendosjen e vetos nga ana e Rusisë apo Kinës.