Biden premton të ndëshkojë Trumpin pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97071-biden_premton_të_ndëshkojë_trumpin_pas_hyrjes_në_shtëpinë_e_bardhë
Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të SHBA ka premtuar se do ta ndëshkojë Trumpin nëse ai fiton zgjedhjet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2020 17:31 Europe/Tirane
  • Biden premton të ndëshkojë Trumpin pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të SHBA ka premtuar se do ta ndëshkojë Trumpin nëse ai fiton zgjedhjet.

Kandidati kryesor demokrat Joe Biden i bëri deklaratat të enjten në një intervistë me Rrjetin NBC News, ku në përgjigje të një pyetjeje nga një prej pjesëmarrësve, shtoi: "Nëse bëhem president, unë nuk do ta fal Trumpin". Referuar kundërvajtjeve dhe shkeljeve të ligjit nga Presidenti i SHBA Donald Trump dhe nga Ministri i Drejtësisë William Barr, Biden premtoi të rivendosë sundimin e ligjit nëse ai fiton zgjedhjet. "Departamenti i Drejtësisë është infektuar nga korrupsioni gjatë presidencës së Trump," tha Biden.