Protesta kundër kufizimeve të koronavirusit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97110-protesta_kundër_kufizimeve_të_koronavirusit
Megjithëse disa qeveri po japin lajmin e hapjes dhe eliminimit të kufizimeve, shumë qytetarë kryesisht në Evropë janë ngritur në protesta për të kërkuar heqjen e plotë të bllokadës kufizuese.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2020 02:55 Europe/Tirane
  • Protesta kundër kufizimeve të koronavirusit

Megjithëse disa qeveri po japin lajmin e hapjes dhe eliminimit të kufizimeve, shumë qytetarë kryesisht në Evropë janë ngritur në protesta për të kërkuar heqjen e plotë të bllokadës kufizuese.

Por edhe pse pjesa më e madhe e vendeve europiume po lehtësojnë masat kufizuese, qindra mijëra njerëz po kërkojnë heqjen e plotë të tyre.  Në Gjermani, qindra mijëra njerëz protestuan në Mynih Berlin dhe Shtutgart por edhe në qytete të tjera të vendit. Ata thonë se kufizimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kanë cënuar të drejtat themelore të njeriut.   Autoritetet vendosen shtimin e forcave të policisë, pasi më shumë se 500 mijë gjermanë kërkuan leje për pjesëmarrje  vetëm në Shtutgart, ndërsa rregullat e reja të distancimit social, nuk lejojnë më shumë se 5000 pjesëmarrës.  Protesta këtë të shtunë kundër masave kufizuese kishte edhe në Mbretërinë  e Bashkuar.   Qytetarët thanë se masat nuk kanë të bëjnë me virusin, por me shtimin e kontrollit ndaj qytetarëve dhe shkeljen e të drejtave civile.  Mediat lokale raportojnë se policia ka arrestuar disa persona për shkelje të rregullave, ndërsa njëri prej protestuesve ka qëlluar me bojë ndaj policisë.     Protesta kundër kufizimeve janë mbajtur edhe në Spanjë. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Diktaturë”.    Mediat raportojnë se nëse vazhdojnë masat kufizuese dhe njerëzit nuk lëvizin lirshëm, eksizton rreziku i trazirave.  Edhe në Itali dhjetëra pronarë restorantesh në Milano, protestuan këtë të shtunë kundër masave kufizuese dhe kërkesave që qeveria ka parashtruar për të garantuar sigurinë të hënën, kur pritet t’i shërbejnë qytetarëve.  Ata shprehen se rregullat e qeverisë janë të paqarta dhe kërkojnë pezullimin e taksave, pasi në të kundërt, mijëra bare dhe restorante rrezikojnë falimentin.