Grupi NAM kërkon takim urgjent të KS të OKB
Vendet anëtare të grupit të vendeve të paangazhuara NAM, kanë kërkuar takim urgjent të KS të OKB për të dënuar veprimet e regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ në territret e pushtuara.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, grupi NAM ka dënuar çdo veprim të ardhshëm të regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara dhe atë e ka cilësuar shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare, konventës së katërt të Gjenevës dhe rezolutave të KS dhe AP të OKB. Në deklaratën e lëshuar nga grupi NAM nga Bashkësia Ndërkombëtare është kërkuar që të përballet me veprimet e jashtëligjshme të regjimit sionist si shkelja e së drejtës ndërkombëtare me aneksimin e territoreve palestineze dhe ta detyrojnë këtë regjim të përgjigjet për veprimet e tij të jashtëligjshme. Anëtarët e grupit NAM gjithashtu kanë kërkuar ndërprerjen e lidhjeve tregtare të Bashkësisë Ndërkombëtare me kolonitë sioniste, si dhe të ndalojnë importimin e mallrave të prodhuara nga këto koloni. Vlen të theksohet se regjimi sionist në muajin korrik ka ndërmend të aneksojë disa zona të rajonit BPLJ në territoret e pushtuara prej tij.