Trump: Obama nuk ishte i zot
Presidenti amerikan Donald Trump, e ka quajtur të pazot dhe të paaftë ish presidentin amerikan Barack Obama.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se Obama ka thënë se funksionarët amerikanë as nuk shtiren së janë përgjegjës, presidentit amerikan Donald Trump ka thënë: Duhet ta dini se ai ishte një president i paaftë. Kjo është e gjitha ajo që mund t’iu them, ishte plotësisht i paaftë. Faleminderit. Ditën e dielë në një bisedë me Fox News, presidenti amerikan pas kërkesës së disa ish-qeveritarëve Obama ndaj shërbimeve informative dhe të sigurisë së Amerikës për zbulimin e figurës së Flin ka thënë: Agjentët e FBI-së nuk ishin në ndjekje të gjeneral Flin. Ata donin që ai të gënjente lidhur me mua dhe të hapnin një temë të re. Departamenti amerikan i drejtësisë, ka ndërprerë ndjekjen penale dhe gjyqësore të Mikel Flin ish këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë i cili akuzohet për lidhje me Rusinë. Presidenti amerikan në vazhdim tha: Nëse unë në vend të qenit republikan do të isha demokrat, të gjithë ata shumë kohë më parë do të ishin në burg dhe unë flas për dënime 50 vjeçare. Ajo çka ka ndodhur është e turpshme. Ky është falsifikimi më i madh politik në vend.