May 18, 2020 12:07 Europe/Tirane
  • Mbi 300 protestues kundër karantinës arrestohen në kryeqytetin e Gjermanisë

Policia e Gjermanisë ka arrestuar mbi 300 protestues kundër masave të karantinës me akuzë të shkeljes së rregullave për respektimin e distancimit social në protestat e Berlinit.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se policia e Gjermanisë me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Këta persona janë arrestuar për shkak të protestave kundër masave për kufizim për shkak të virusit Korona gjatë protestës së organizuar ditën e diele në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë dhe tani kanë filluar hetimet për shkeljen e rregullave nga këta persona. Kjo është në kohën kur të arrestuarit janë liruar, përveç dy personave. Dy policë gjerman janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit.

Gjermanët që nga 21 prilli kur qeveria federale ka imponuar kufizime për të ndaluar përhapjen e virusit Korona, kanë filluar protestat e tyre kundër masave të karantinës.

Gjermania për shkak të përhapjes së virusit Korona dhe mbylljeve të disa sektorëve është përballur me stagnim ekonomik dhe prodhimi i brendshëm në tre muajt e parë të vitit 2020 ka shënuar rënie me 2.2%.

 

Tags