Armët e para që Rusia do i japë Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97185-armët_e_para_që_rusia_do_i_japë_iranit
Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po e bëjnë shumë qartë se dëshirojnë ta bëjnë Lindjen e Mesme një gardh të pakalueshëm për Rusinë, çfarë lloj armësh "strategjike" mund të dërgojë Moska në Iran?
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2020 18:13 Europe/Tirane
  • Armët e para që Rusia do i japë Iranit

Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po e bëjnë shumë qartë se dëshirojnë ta bëjnë Lindjen e Mesme një gardh të pakalueshëm për Rusinë, çfarë lloj armësh "strategjike" mund të dërgojë Moska në Iran?

Agjensia e lajmeve TASS jep një ide. "Shtetet e Bashkuara nuk mund të kërkojnë një zgjatje të embargos së armëve kundër Iranit sepse Amerika nuk është më pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin që ajo e braktisi dy vjet më parë. Nuk shoh asnjë arsye për të imponuar një embargo armësh ndaj Iranit. Teknikisht, nuk ishte as një embargo, por një kuotë e caktuar blerjeje. Ky kufizim skadon më 18 tetor 2020. Kjo është e qartë për ne "- thotë Vasily Nebenzya, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, i cituar nga TASS, i cili vazhdon: "Aktualisht, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore Pantsir-S, sistemet e luftës elektronike, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, avionët luftarakë dhe helikopterët luftarakë mund të jenë me interes të veçantë për Iranin. (...)Por ajo që do të ishte me interes të veçantë për iranianët janë elementet që janë pjesë e një flote moderne të luftimit ajror. Është e qartë se Teherani tashmë po konsideron mundësinë e blerjes së avionëve Su-30SM dhe MiG-35, si dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë që lejojnë atë të godasë aeroplanët e armikut, raketat cruise dhe raketat balistike. Amerikanët sapo kanë dorëzuar avionët F-35 në Izrael dhe një mijë raketa cruise në Arabinë Saudite. Irani ka të drejtë të mbrohet gjithashtu, veçanërisht pasi kërcënohet vazhdimisht. Dhe Rusia është një furnizues i besueshëm. Për më tepër, Rusia e di se pa Iranin, nuk do të jetë në gjendje të ruajë pozicionin e saj në Lindjen e Mesme ” shton zyrtari rus.