Vazhdojnë pretendimet anti-iraniane të Pompeo
Sekretari amerikan i shtetit në vazhdën e përpjekjeve të tij kundër kompanisë ajrore iraniane Mahan, ka përsëritur pretendimet e tij të mëparshme.
Mike Pompeo, pas sanksionimit të një kompanie kineze me pretekstin se ka ndihmuar kompaninë ajrore Mahan, ka propaganduar pretendimet e tij për gjoja karakterin terrorist të kësaj kompanie. Pompeo ka pretenduar se numri i atyre vendeve që pranojnë avionët Mahan është në ulje dhe Kina është një prej vendeve të pakta e cila bashkëpunon akoma me këtë kompani. Pompeo pretendoi se vazhdimi i këtij bashkëpunimi do të ketë pasoja. Sekretari amerikan i shtetit pa përmendur aktivitetet e jashtëligjshme të vendit të tij në shtimin e presioneve dhe veprimeve kundër vendeve të ndryshme të botës si Venezuela, pretendoi se avionët e kompanisë Mahan kanë dërguar pajisje për të ndihmuar qeverinë e Nikolas Maduro për të shtuar prodhimin e energjisë. Zyra e kontrollit të financave në Departamentin Amerikan të Thesarit ditën e shtunë ka sanksionuar një kompani kineze në Shanghai me pretekstin se punon si përfaqësi e kompanisë ajrore Mahan.