Trump e quan “psikopate” kryetaren e Kongresit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97200-trump_e_quan_psikopate_kryetaren_e_kongresit_të_amerikës
Presidenti i Amerikës thotë se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës ka probleme psikologjike, prandaj kritikat e saj nuk duhet të merren seriozisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2020 09:37 Europe/Tirane
  • Trump e quan “psikopate” kryetaren e Kongresit të Amerikës

Presidenti i Amerikës thotë se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës ka probleme psikologjike, prandaj kritikat e saj nuk duhet të merren seriozisht.

Faqja informative “Hill” njoftoi se akoma po vazhdojnë deklaratat e ashpra mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Nancy Pelosi, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të cilat ditën martë kanë marrë natyrë të fyerjeve të rrugëve.

Kësaj radhe Donald Trump ka reaguar ndaj Pelosi e cila e kishte quajtur atë “të trashë” dhe ka thënë: “Ajo është një grua e sëmurë që ka shumë probleme psikologjike. Nuk dëshiroi t’i përgjigjem asaj. Kjo punë është vetëm humbje e kohës”.

Presidenti i Amerikës më parë kishte thënë se pa këshillën e mjekut, për t’u mbrojtur nga virusi Korona, për çdo ditë merr medikamentin “Hydroxychloroquine”, medikament ky i cili përdoret për kurimin e epidemisë malaria dhe efekti i këtij medikamenti në përballje me virusin Korona akoma nuk është konfirmuar nga ana e mjekëve. Pelosi në reagim, kishte thënë se Trump është shumë i trash dhe më mirë është që të mos konsumojë çdo gjë.