Ushtria e Venezuelës mbron anijet iraniane
Ministria e mbrojtjes e Venezuelës njoftoi se anijet iraniane me karburant pas futjes së tyre në ujërat territoriale dhe ekonomike të Venezuelës, do të mbrohen nga flota dhe marina e këtij vendi.
Vladimir Padrino pasi dënoi veprimet e Amerikës për kërcënimin e cisternave iraniane transportuese të benzinës shtoi: Venezuela duke mbrojtur anijet iraniane, synon të shpreh falënderime për solidaritetin dhe bashkëpunimin e iranianëve me popullin e këtij vendi. Thellimi i marrëdhënieve Teheran-Karakas si dy palë që janë të sanksionuar, ka shtuar shqetësimet dhe frikën e shtëpisë së bardhë e cila pas dërgimit të karburantit nga ana e Iranit në Venezuelë ka dërguar forcat detare në Karaibe. Amerika forcat detare i ka dërguar për të shkaktuar probleme për anijet cisterna të Iranit, por kjo ka ngjallur reagimin e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një letër drejtuar Antonio Guterres sekretarit të përgjithshëm të OKB kërcënimet e jashtëligjshme, provokuese dhe të rrezikshme të Amerikës i cilësoi pirateri detare dhe një rrezik i madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai në këtë letër theksoi se amerikan duhet të heq dorë nga veprimtaria vandale dhe imponuese me forcë në arenën ndërkombëtare dhe të respektojë ligjet ndërkombëtare sidomos lëvizjen e lirë të anijeve në ujërat e lira botërore.