Johnson falënderon myslimanët në Angli
Kryeministri i Anglisë pasi ka shprehur urime për festën e Fiter Bajramit, ka falënderuar bashkëpunimin e myslimanëve për të kontrolluar virusin korona duke respektuar distancimin social gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Boris Johnson, me anë të një deklarate tha se shumica e myslimanëve në muajin që kaluam kanë dhënë një kontribut të madh në parandalimin e përhapjes së virusit korona. Në këtë deklaratë kryeministri anglez tha se shumica e myslimanëve në muajin që kaluam kanë qëndruar në xhami dhe nuk kanë shkuar nëpër xhami, si dhe nuk kanë marrë pjesë në iftare me miqtë apo me të afërmit e tyre duke dhënë një kontribut të madh në parandalimin e përhapjes së virusit korona. Kryeministri Johnson gjithashtu ka falënderuar kuadrin mjekësor mysliman të Anglisë për punën e tyre në shpëtimin e jetës së pacientëve të prekur nga virusi korona. Edhe lideri i partisë laburiste Keir Staimer ka dhënë mesazh urimi për festën e Fiter Bajramit për shoqërinë myslimane që jeton në Angli dhe ka falënderuar ata për respektimin e kufizimeve të karantinës gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Qeveria angleze ka dhënë mesazh urimi për festën e Fiter Bajramit duke thënë se këtë vit të festojmë në shtëpi për të ndihmuar në kontrollin e pandemisë Covid-19.