Turistët britanikë nuk lejohen të hyjnë në Greqi dhe Qipro
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97311-turistët_britanikë_nuk_lejohen_të_hyjnë_në_greqi_dhe_qipro
Ministri i Qipros ka deklaruar se turistët britanikë për shkak të përhapjes së virusit Korona në nivel të gjerë në këtë vend, nuk mund të hyjnë në këto vende edhe pas hapjes së kufijve të Qipros dhe Greqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2020 11:33 Europe/Tirane
  • Turistët britanikë nuk lejohen të hyjnë në Greqi dhe Qipro

Ministri i Qipros ka deklaruar se turistët britanikë për shkak të përhapjes së virusit Korona në nivel të gjerë në këtë vend, nuk mund të hyjnë në këto vende edhe pas hapjes së kufijve të Qipros dhe Greqisë.

Gazeta britanike “Daily Mail” njoftoi se Janis Caruso, ministrja e turizmit të Qipros, ka thënë: “Turistët britanikë për shkak të arsyes së përhapjes së lartë të virusit Korona në Britani dhe për shkak të numrit të lartë të vdekjeve si pasojë e virusit Korona në këtë vend, nuk do të lejohen të hyjnë në Qipro. Në dy faza do të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta nga 19 vende duke filluar nga 9 qershor dhe që nga 1 qershori do të rihapen hotelet dhe do të fillojnë punën e tyre”.

Kjo funksionare e Qipros shtoi: “Të gjithë turistët të cilët dëshirojnë të hyjnë në Qipro, ata duhet të kenë kryer 72 orë më parë analizat për virusin Korona dhe duhet të kenë dalë negativ”.

Më parë edhe ministri i turizmit të Greqisë, Theocharis Theocharis ka deklaruar se nuk ekzistojnë kushte të përshtatshme për pranimin e turistëve britanikë.