Kush i shkruan mesazhet e Trump në Twitter?
(last modified Mon, 25 May 2020 11:08:10 GMT )
May 25, 2020 13:08 Europe/Tirane
  • Kush i shkruan mesazhet e Trump në Twitter?

Presidenti i Amerikës ka deklaruar se shumë herë mesazhet e tij në Twitter shkruhen nga asistentët e tij.

Agjencia  e lajmeve Sputnik njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka deklaruar se shumë herë mesazhet e tij në Twitter shkruehn nga ana e asistentëve të tij.

Donald Trump në një intervistë me programin televiziv “Full Measure”, ka deklaruar: “Unë këtë veprim e kryej në dy mënyra. Për shembull, në mbrëmje ose në mëngjes dhe gjatë ditës kur jam shumë i nxënë, prandaj u diktoj atyre dhe ata publikojnë mesazhin në Twitter. Unë kam një asistent me emrin “Dan” i cili punon jashtëzakonisht shumë”.

Presidenti amerikan më parë në një intervistë me “C-Span”, ka thënë se mesazhet e tij në Twitter janë e vetmja rrugë për t’u mbrojtur përball sulmeve të mediave.

Tags