Nuk ka rimëkëmbje të Amerikës pa vaksinë kundër Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97336-nuk_ka_rimëkëmbje_të_amerikës_pa_vaksinë_kundër_covid_19
Papunësia në Amerikë parashikohet të ngjitet mbi 20 për qind në muajin maj dhe mund të mbetet në nivele dyshifrore deri në muajin nëntor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2020 16:21 Europe/Tirane
  • Nuk ka rimëkëmbje të Amerikës pa vaksinë kundër Covid-19

Papunësia në Amerikë parashikohet të ngjitet mbi 20 për qind në muajin maj dhe mund të mbetet në nivele dyshifrore deri në muajin nëntor.

Për shkak të pandemisë Covid-19, muajin e kaluar norma e papunësisë në SHBA preku vlerën 14,7 për qind, apo 11 për qind mbi mesataren njëvjeçare. Numri i personave të papunë u rrit me 7 milion, të punësuarit u ulën me 22,4 milion sikundër edhe pjesëmarrja në forcën e punës, duke kapur vlerat më minimale që nga depresioni i madh i viteve 1930. Por këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Haset, tha të dielën se pasojat katastrofike të pandemisë në ekonomi mbeten ende për t'u konfirmuar. Pika e kthesës pritet të shënohet në muajin qershor, kur papunësia parashikohet të arrijë kulmin e vet. Trendi më pas do vijë duke u përmirësuar por rimëkëmbja ekonomike nuk do të jetë e mundur pa u gjetur më parë vaksina kundër kovidit. Ekonomistët gjithashtu janë të shqetësuar për prirjen e konsumatorëve për të shpenzuar si më parë nëse dikur ekonomia do të rihapej plotësisht. Gjatë nëntë javëve të aplikimit të masave të karantinës, rreth 40 milionë amerikanë humbën vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë.