Veneuzuelasit festojnë futjen e anijeve iraniane
Populli i Veneuzlës ka festuar futjen e anijeve iraniane me karburant në brigjet e këtij vendi.
Sipas një njoftimi të Associated Press, populli i Venezuelës menjëherë pas futjes së anijes së parë iraniane me karburant në brigjet e vendit, është ngritur për të festuar futjen e Fortune. Irani pa marrë parasysh sanksionet e Amerikës kundër Venezuelës ka dërguar 5 anije me karburant në drejtim të këtij vendi dhe kjo tregon se Irani dhe Venezuela janë futur në një fazë të re të marrëdhënieve mes tyre. Irani aktualisht është duke forcuar pozitën e tij perëndim. 4 anije të tjera me benzinë pritet të futen në Venezuelë. Sipas Associated Press, Nikolas Maduro president i Veneuzlës ditën e dielë ka falënderuar Ajetollah Khamenei liderin suprem, Hasan Ruhani president dhe popullin iranian për dërgimin e anijeve me karburant. Anija e dytë Forest e Iranit duke ndjekur anije Fortune tashmë të ankoruar në Veneuzlë, është futur në brigjet e këtij vendi. Anijet iraniane me karburant shoqërohen nga anijet luftarake të Veneuzuelës. Anija e tretë iraniane me benzinë pritet të arrijë në Venezuelë nesër ndërsa dy anijet e tjera janë drejt Karaibeve dhe në rrugën për të arritur në Venezuelë.