Gjermania kërkon pavarësinë e Evropës në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97361-gjermania_kërkon_pavarësinë_e_evropës_në_botë
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka kërkuar që Evropa të jetë vigjilente në krizën e përhapjes së virusit Korona dhe ta ruajë pavarësinë e vet në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2020 12:08 Europe/Tirane
  • Gjermania kërkon pavarësinë e Evropës në botë

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka kërkuar që Evropa të jetë vigjilente në krizën e përhapjes së virusit Korona dhe ta ruajë pavarësinë e vet në botë.

Agjencia e lajmeve DW njoftoi se Heiko Maas gjatë fjalimit të tij me anë të videokonferencës për ambasadorët e Gjermanisë në vendet e tjera, ka thënë: "Kemi nevojë urgjente që ta reduktojmë varësinë tonë në fushën e çështjeve strategjike si në sektorët e mjekësisë, energjisë, teknologjisë së informacionit, ushqimit, logjistikës dhe lëndëve të papërpunuar si metalet e rralla".

Maas ka shtuar: "Kur është në pyetje çështja e sigurisë dhe shëndetësisë, Bashkimi Evropian duhet të ketë kapacitetin e duhur për të garantuar linjat e ofrimit të artikujve".

Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka thënë: "Duke marrë parasysh përhapjen e virusit Korona në të gjithë botën, Evropa duhet ta ruajë pavarësinë e vet dhe kjo nuk do të thotë kundërshtim me tregtinë e lirë.