Gjermania kërkon pavarësinë e Evropës në botë
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka kërkuar që Evropa të jetë vigjilente në krizën e përhapjes së virusit Korona dhe ta ruajë pavarësinë e vet në botë.
Agjencia e lajmeve DW njoftoi se Heiko Maas gjatë fjalimit të tij me anë të videokonferencës për ambasadorët e Gjermanisë në vendet e tjera, ka thënë: "Kemi nevojë urgjente që ta reduktojmë varësinë tonë në fushën e çështjeve strategjike si në sektorët e mjekësisë, energjisë, teknologjisë së informacionit, ushqimit, logjistikës dhe lëndëve të papërpunuar si metalet e rralla".
Maas ka shtuar: "Kur është në pyetje çështja e sigurisë dhe shëndetësisë, Bashkimi Evropian duhet të ketë kapacitetin e duhur për të garantuar linjat e ofrimit të artikujve".
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka thënë: "Duke marrë parasysh përhapjen e virusit Korona në të gjithë botën, Evropa duhet ta ruajë pavarësinë e vet dhe kjo nuk do të thotë kundërshtim me tregtinë e lirë.