Qeveria Trump qëllon vetveten
Ekspertë të ndalimit të përhapjes së armëve atomike, njoftojnë se qeveria amerikane me pezullimin e lejeve për bashkëpunim bërthamor me Iranin, ka qëlluar vetveten dhe kjo vë në rrezik interesat e Amerikës.
Ekspertë për ndalimin e përhapjes së armëve atomike ka thënë se lejet që bëjnë përjashtim nga sanksionet janë dhënë pas largimit të Donald Trump nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me qëllim që të ulet ambicia e Iranit për pasurimin e uraniumit. Mirëpo Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte në dy mesazhe të ndara njoftoi pezullimin e lejeve përjashtuese nga sanksionet për disa projekte që lidhen me marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe sanksionimin e 2 dijetarëve iranianë. Sot kemi pezulluar lejet përjashtuese nga sanksionet për disa projekte të lidhura me marrëveshjen bërthamore të Iranit për një afat 60 ditor. Vazhdimi i aktiviteteve bërthamore të Iranit e bën të nevojshme që ky lloj bashkëpunimi të ndërpritet. Unë gjithashtu njofton për sanksionimin e 2 drejtuesve të programit të pasurimit të uraniumit të Iranit, Maxhid Aghai dhe Ahmed Sazgar. Dijetarët iranianë duhet të zgjedhin ose të punojnë paqësisht jashtë rrethit ose do të përballen me sanksione, tha në fjalën e tij Mike Pompeo. Qeveria amerikane që nga koha e nisjes së zbatimit të marrëveshjes bërthamore gjithmonë ka sabotuar këtë marrëveshje dhe është përpjekur për të ulur interesat ekonomike të Iranit në kudër të marrëveshjes bërthamore. Me ardhjen në pushtet të Donald Trump, sabotimet janë shtuar edhe më shumë. Trump më në fund më 8 maj të vitit 2018 në formë të njëanshme tërhoqi Amerikën nga marrëveshja bërthamore dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit, veprim ky që është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai i huaj. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 nisi të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë organizuan negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa u zotua për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.