Pompeo njoftoi sanksionimin e dy shtetasve të tjerë iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97403-pompeo_njoftoi_sanksionimin_e_dy_shtetasve_të_tjerë_iranianë
Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte në dy mesazhe të ndara njoftoi pezullimin e lejeve përjashtuese nga sanksionet për disa projekte që lidhen me marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe sanksionimin e 2 dijetarëve iranianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2020 05:33 Europe/Tirane
  • Pompeo njoftoi sanksionimin e dy shtetasve të tjerë iranianë

Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte në dy mesazhe të ndara njoftoi pezullimin e lejeve përjashtuese nga sanksionet për disa projekte që lidhen me marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe sanksionimin e 2 dijetarëve iranianë.

Sot kemi pezulluar lejet përjashtuese nga sanksionet për disa projekte të lidhura me marrëveshjen bërthamore të Iranit për një afat 60 ditor. Vazhdimi i aktiviteteve bërthamore të Iranit e bën të nevojshme që ky lloj bashkëpunimi të ndërpritet. Unë gjithashtu njofton për sanksionimin e 2 drejtuesve të programit të pasurimit të uraniumit të Iranit, Maxhid Aghai dhe Ahmxhed Sazgar. Dijetarët iranianë duhet të zgjedhin ose të punojnë paqësisht jashtë rrethit ose do të përballen me sanksione, tha në fjalën e tij Mike Pompeo. Qeveria amerikane që nga koha e nisjes së zbatimit të marrëveshjes bërthamore gjithmonë ka sabotuar këtë marrëveshje dhe është përpjekur për të ulur interesat ekonomike të Iranit në kudër të marrëveshjes bërthamore. Me ardhjen në pushtet të Donald Trump, sabotimet janë shtuar edhe më shumë. Trump më në fund më 8 maj të vitit 2018 në formë të njëanshme tërhoqi Amerikën nga marrëveshja bërthamore dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit, veprim ky që është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai i huaj.